Dragash, 22 mars 2017 – Sikurse në zgjedhjet e gjertanishme, edhe në zgjedhjet e prillit, ku serbët përcaktohen për kryetarin e tyre, goranët e Dragashit do të marrin pjesë. Kjo është bërë e ditur përmes listave që ka përgatitur Beogradi, e ku treva e Gorës së Dragashit konsiderohet si Komunë në vete, ashtu siç ishte krijuar në kohën e Milosheviqit. Sipas këtyre listave, në trevën e Gorës do të hapet vetëm një qendër votimi, me katër vendvotime. Qendra do të jetë në shkollën e fshatit Vraniç, fshat ky ku edhe vepron selia e kësaj Komune paralele, e menaxhuar nga Beogradi zyrtar.
Bazuar në praktikat e mëhershme, gjithë këtë proces do ta menaxhojë OSBE-ja dhe nuk do të quhet “votim” por “grumbullim votash”. Ne fakt, procesi do të ushtrohet, sikurse në çdo votim tjetër që zhvillohet kudo në botën demokratike. Do të ketë kuti votimi, në të cilat do të ngjitet flamuri serb, do të ketë komisionarë lokalë, vëzhgues etj. Deri më tani, askush nga autoritetet lokale dhe qendrore të Kosovës nuk është deklaruar për këto zgjedhje, ndërkohë që bartësit e këtij procesi në trevën e Gorës janë mobilizuar maksimalisht, duke bërë fushatë në rrjetet sociale.
Kryetarin e Serbisë e zgjedhin edhe goranët!
POSTIMI PARAPRAKEnde pa u vendosur tabelat – Shtyllat bien përtokë!
POSTIMI I RADHËSDragashi përfitues nga projekti “InTerDev – 2”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.