Prishtinë, 10 mars 2017 – Ndonëse disa ekspertë të fushës së sigurisë po e përkrahin iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transferimin e FSK-së në ushtri, duke thënë se ky është një veprim i duhur i institucioneve kosovare dhe rrugëdalje e vetme, një zyrtar i lartë i NATO-s ka thënë se, nëse mandati i FSK-së evoluon në mënyrën siç është propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, atëherë Aleanca Veriatlantike do të duhej ta rishikojë nivelin e përkushtimit të saj ndaj kësaj Force, veçanërisht në termet e ndërtimit të kapaciteteve. “NATO-ja do ta rishikojë përkushtimin e saj ndaj FSK-së, në veçanti sa i përket ndërtimit të kapaciteteve, nëse mandati i saj evoluon në mënyrën se si është propozuar nga lidershipi kosovar”, citohet ti ketë thënë ky zyrtar i NATO-s gazetës – Zëri.
NATO-ja pritet t’ia bëjë BLOCK FSK-së!
POSTIMI PARAPRAKShuhet nga jeta aktori, Hadi Shehu!
POSTIMI I RADHËSTabelat informuese që nuk i duam!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.