Dragash, 18 dhjetor 2016 – Në prani të shumë mysafirëve, vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe shumë krerë institucionesh lokalë e qendrorë, Qendra Turistike Rekreative “Arxhena” në Brod të Dragashit sot e ka vënë në funksion Ski Liftin modern, si pjesë e kompleksit më atraktiv në regjion, ku edhe u bë hapja e sezonit turistik dimërorë, 2016/2017.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe sportistë dhe turistë nga mbarë regjioni, të cilët iu gëzuan këtij investimi gjigant të kompanisë që drejtohet nga Vëllezërit Arifi nga fshati Kuk i Opojës së Dragashit. Ata thanë se pas këtij investimi presin që të krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë anë, më shumë vende të reja të punës për rininë, si dhe më shumë zhvillim ekonomik. Ndërkaq, shumë zyrtarë pohuan se ky kompleks meriton mbështetje të parezervë institucionale, sepse investimi në këtë vend është vërtetë guxim.
Kompleksi turistik “Arxhena” përuroi Ski-Liftin modern!
POSTIMI PARAPRAKJosip Broz Tito shitet në tregun e Dragashit!
POSTIMI I RADHËSPlaku i maleve të Opojës – Rizan Begu
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.