Prizren, 24 prill 2016 – Vepra më cilësore në infrastrukturën rrugore të Prizrenit, është shëmtuar me një shenj trafiku, të cilën askush nuk e zbaton. Ndryshe, po ta zbatonin drejtuesit e automjeteve këtë shenj trafiku, do t’iu kushtonte shtrenjtë.
Shenja e gabuar, e cila i udhëzon timonierët në drejtim të kundërt dhe me rrezik të paevitueshëm, ndodhet përpara rrethrrotullimit të Hoçës së Qytetit, në hyrje të Prizrenit.
Po të respektohej kjo shenj, aksidentet do të ishin të panumërta, ndërkohë që policia nuk e ka vërejtur këtë defekt dhe as që i dënon timonierët, të cilët nuk po e respektojnë këtë shenj!
• Foto & Teksti: R.SH