Dragash, 02 shkurt 2016 – Tjerrtorja “Remateks” në Dragash, sërish po përballet me vështirësi dhe assesi të stabilizohet veprimtaria e saj. Punëtorët janë futur në grevë dhe po kërkojnë pagat e tyre, për të cilat thonë se i kanë fituar me djersë. “Mua më ka borxh fabrika një rrogë e gjysmë, por ka të tjerë që nuk kanë marrë edhe dy muaj, si dhe pushimi vjetor duhet të paguhej. Ne do të këmbëngulim që rrogat tona t’i marrim, përmes grevës që do ta vazhdojmë edhe nesër”, tha për Radio Sharrin, Jashar Dauti, njëri nga punëtorët grevist. Punëtori tjetër, Zyber Sadikaj, thotë se në këtë fabrikë punon tash e tetë vjet dhe asnjëherë nuk ka qenë rehat. “Tetë vjet punoj këtu dhe asnjëherë nuk ka qenë mirë. Gjithnjë situata vite duke u përkeqësuar”, tha punëtori – Zyber Sadikaj. Ndërkaq, nga drejtuesit e kësaj fabrike, edhe sot nuk na është prononcuar askush, të paktën kështu është deklaruar portieri.
Ish “Drateksi”, me të cilin mburrej dikur Dragashi, sot është në duart e disa ndërmarrësve turq, të cilët, në fillim disi ia kthyen namin e dikurshëm, por kohët e fundit diçka nuk po iu ecën mirë. Punëtorët, edhe për të mërkurën kanë paralajmëruar grevë, me fillim në orën 10:00.
• Shiko pamjet – VIDEO
Raste qe duhet te merret gjykata speciale per krime konomike . Prej dites pare kjo fabrike ka keqperdor puntoret!! Ne te jep pergjegje kryetari i komunes per reklamat qe ia ka bo ksaj falltore !!??