Pejë, 11 dhjetor 2013 – Në kuadër të Ligës Ballkanike, KB Peja e ka mposhtur të mërkurën skuadrën “Teodo” nga Tivari i Malit të Zi, me rezultat 70:66. Fitorja e skuadrës pejane vlerësohet shumë e vlefshme, pasi në dy çereket e para Peja nuk luajti në mënyrën më të mirë, duke e përmbyllur këtë pjesë me rezultat të disfavorshëm, 24:41.
Pakkush besoi se Peja do të rikthehet në lojë, por ishte Samir Shaptahoviq, ai që konsiderohet si hero i vërtet në këtë ndeshje, duke i prirë Pejës drejtë rikthimit sensacional. Ishte çereku i tretë ai që, pothuajse e vendosi fituesin, pasi vendasit u këndellën, duke e ngushtuar epërsinë e malazezëve mysafirë, në vetëm dy pikë (52:54). Në çerekun e katërt, pejanët ishin më të mirë dhe në fund e mbyllen ndeshjen, me epërsi prej katër pikëve. Me këtë fitore, skuadra e Pejës ngritët në pozitën e shtatë, me 8 pikë. Ndeshjen e radhës pejanët e zhvillojnë në shtëpi, kundër Galil Gilboan, më 18 dhjetor.
Peja fiton ndaj Teodos, falë heroit të saj Shaptahoviq
POSTIMI PARAPRAKGoranët – Komunitet i vogël por me shpirt të madh!
POSTIMI I RADHËSVdes ushtari i KFOR-it, në rrethana të pasqaruara!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.