Prizren, 03 nëntor 2015 – Gjykata Themelore në Prizren ia caktoi sot paraburgimin prej një muaji drejtorit komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj.
Prokurori i shtetit, Sefer Morina, kishte kërkuar paraburgim edhe për pesë të arrestuarit e djeshëm, por gjyqtari, Xheladin Osmani, atyre ua caktoi një masë më të butë sigurie.
Reshit Kushaj, Elbasan Shoshaj, Ferdi Kovaq, Ruzhdi Elezkurtaj dhe Almir Sahiti do të qëndrojnë për një muaj në arrest shtëpiak.
Gjashtë të arrestuarit, dyshohen për kryerjen e veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe të cenimit të së drejtës në punësim.
Një muaj paraburgim për drejtorin, Nexhat Çoçaj!
POSTIMI PARAPRAKDebat për drekat dhe derivatet e pushtetarëve (Video)
POSTIMI I RADHËSFitorja e Rexhep Taip Erdoganit, festohet edhe në Prizren!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.