Prizren, 07 shtator 2015 – Dy femra kanë humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur rreth orës 03:25 minuta, në rrugën magjistrale, Prizren-Suharekë, në fshatin Lubizhdë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur përballë restorantit “Luksory” dhe, sipas hetuesve të trafikut rajonal që kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, mësohet se automjeti “Golf II”, në të cilin ndodheshin katër gra dhe një burrë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte kyçur në rrugën për Prizren. “Rreth 25 metra më tutje, automjetin e ka goditur nga prapa një BMW, e cila po vinte me shpejtësi të madhe. Në raportet hetimore ceket se drejtuesi i BMW-së kishte qenë nën ndikim të alkoolit (1.62 promil). Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy motra të moshës 60 dhe 65 vjeçe. Ndërkaq, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona, ndër ta edhe shoferi i dyshuar, i cili pas lirimit nga urgjenca është arrestuar”, njoftoi Berisha.
Dy motra humbin jetën në aksident trafiku!
POSTIMI PARAPRAKPrizren: Vritet një person, tre të tjerë plagosen!
POSTIMI I RADHËSZoti është i madh – Shiu i shoi zjarret në Koritnik!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.