Kopenhagë, 04 shtator 2015 – Ndeshja Shqipëri-Danimarkë ka mbaruar pa gola, ndonëse në minutën e 92′ Odise Roshi kishte shansin për të bërë historinë, por ai u ndal përball portës daneze. Në minutën e 82′ De Biazi nxjerr nga fusha Gashin, për ta futur Roshin.
Në minutën e 74′ danezët shënojnë gol nga pozicioni jashtë loje, gjë që për pak sekonda e gëzoi publikun e vet. Danezët e nisën pjesën e dytë me dy zëvendësime dhe me këmbëngulje për fitore. Në minutën e 55’ dhe atë të 60’ danezët ishin shumë afër golit, por Berisha shpëtoi portën e tij. Heroi i kuqezinjve në Kopenhagë, padyshim që ishte portieri, Etrit Berisha, i cili ka shmangur shumë raste të rrezikshme për gol nga vendasit.
Krejt në fund, ndeshja u mbyll pa e provuar Shqipëria shijen e humbjes në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016. Tashmë kuqezinjtë kanë 11 pikë dhe e ruajnë vendin e tretë në grup, por me një ndeshje më pak se nordikët.
Shqipëria nuk mposhtet – Pa gola në Kopenhagë!
POSTIMI PARAPRAKLajm i mirë për Albresa Gashin – Paratë janë gati!
POSTIMI I RADHËSLista Serbe rehatohet në qeveri me 6 zëvendësministra!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.