Gjevgjeli, 10 dhjetor 2013 – Basketbollistët e Sigal Prishtinës, kanë arritur një fitore të çmuar në Ligën Ballkanike, pas humbjes që përjetuan në Prishtinë, nga Craiova. Të martën në mbrëmje, në Gjevgjeli, Sigal Prishtina e ka mposhtur skuadrën maqedonase, Kuzov, me rezultat 85:83, pas një drame tejet të vështirë.
Deri tek fitoja, prishtinasit arritën, falë lojës së mirë që bënë në çerekun e dytë, të cilin e fituan me 12 pikë epërsi (25:13), për të shkuar në pushim me 13 pikë epërsi (50:37). Çereku i tretë ishte i balancuar, madje maqedonasit e fituan me një pikë epërsi, derisa në çerekun e katërt prishtinasit bënë gabime të shpeshta dhe e rrezikuan seriozisht fitoren. Por, megjithatë, maqedonasit nuk arritën ta përmbysin rezultatin.
Në radhët e Sigal Prishtinës, basketbollistët më të dalluar ishin, Kendrick Jones, me 21 pikë dhe Dardan Berisha, me 20 pikë. Ndërkaq, tek Kuzovi, Pekoviq, me 23 pikë, dhe Bozhoviq, me 16 pikë. Pas kësaj fitoreje, Sigal Prishtina ngjitet në pozitën e parë të renditjes së Ligës Ballkanike, me 12 pikë.
Sigal Prishtina, në Gjevgjeli të Maqedonisë, e shijoi fitoren
POSTIMI PARAPRAKPodgorica u godit nga një termet, me intensitet mesatar!
POSTIMI I RADHËSZgjedhjet parlamentare zhvillohen në shtator?
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.