Dragash, 29 maj 2015 – Në moshën 56 vjeçare, sot ka ndërruar jetë, Zahadin Krasniqi, komandant i Kompanisë “Ujqit e Sharrit”, e cila vepronte në kuadër të Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”.
Me pikëllim të thelë është publikuar lajmi nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit, si dhe nga qytetarët opojanë, për të cilët komandant Krasniqi ka qenë sinonim i trimërisë dhe guximit për t’i rezistuar armikut.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, pas namazit të pasdites, në fshatin e tij të lindjes – Brezne, në krahinën e Opojës së Dragashit.
• Ceremonia e varrimit – VIDEO