Beograd, 11 maj 2015 – Fillimi i një lufte në Maqedoni, duket të jetë me interes për Serbinë. Kjo shihet nga mediat e këtij vendi, se sa shumë merren më ngjarjet në Kumanovë. Gazetat kryesore të Beogradit, sot në faqet e para të tyre, janë marrë me atë që ndodhi në Kumanovë, duke shkuar deri atje, sa të parashikonin një luftë të vërtetë në Maqedoni.
Gazeta më kontroverse beogradase “Kurir” raporton se ka informacione se lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë më 12 maj, dhe se ajo po bëhet me mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gazetë që njihet për afërsinë e saj me shërbimin sekret serb (BIA), në ballinën e saj paralajmëron fillimin e luftës, duke u thirrur në deklaratat publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës. Gazeta tjetër “Informer”, gjithashtu e njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, shkruan se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë, këtë po e bëjnë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe krejt kjo me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit, i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore. Kjo gazetë që thirret në burime diplomatike, shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal anëtarëve të UÇK-së për të filluar sulmet. “Ky sulm ishte mesazh që kishte për qëllim t’i dërgohej kryeministrit maqedonas, Gruevskit, dhe homologut të tij serb, Vuçiq. Mos harroni se, në ditën e sulmit në Maqedoni, në Moskë ushtria serbe marshoi në paradën ushtarake, bashkë me rusët”, citon kjo gazetë një ambasador të Serbisë, të cilit nuk i përmend emrin. Më tej “Inforemer” vazhdon me artikullin spekulativ, duke shkruar se, një ditë para se të fillonin sulmet në Kumanovë, Athina u vizitua nga një i dërguar i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështjet e energjisë, i cili i kërkoi Greqisë të tërhiqet nga projekti rus i gazsjellësit që kalon nëpër Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe kalon në Evropën Perëndimore.
Nesër, luftë totale në Maqedoni?!
POSTIMI PARAPRAKVëllezërit Lecaj publikojnë mallin për Prizrenin!
POSTIMI I RADHËSJankullovska: “Kemi pesë policë të vrarë”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.