Durrës, 04 dhjetor 2013 – Adriatik Tota, nxënës i vitit të dytë, u vra sot me armë zjarri nga një nxënës tjetër i kësaj shkolle, pasi një ditë më parë ata kishin pasur një sherr mes tyre, për motive që ende nuk dihen. Autori i vrasjes është, Endrin Varaku, bashkëmoshatar i viktimës, të cilin policia ende nuk e ka arrestuar. Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari, me banim në fshatin Kullë të Sukthit, ka qenë në orën e mësimit, bashkë me mësuesin, Thoma Llazari, si dhe 8 nxënës të tjerë.
Sipas policisë, Varaku ka hyrë në klasë i armatosur, ka shkrehur armën në drejtim të bashkëmoshatarit dhe është larguar me shpejtësi. Rreth 100 metra larg ngjarjes, policia e ka gjetur një xhaketë, pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila dyshohet të jetë hedhur nga autori i vrasjes, i cili ende po kërkohet nga policia. Lajmi për vrasjen e nxënësit e solli në vendngjarje ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin, si dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Ata kanë theksuar se, mbetet shumë për të bërë për sigurinë publike, veçmas në mjediset e shkollave. Ndërkohë, pas vrasjes së djalit të vetëm, pas tre vajzave, familja Tota është në zi dhe ka hapur dyert e mortit. Babai i viktimës, emigrant në Itali, është nisur menjëherë drejt Shqipërisë.
Durrës: Vritet nxënësi, në orë të mësimit!
POSTIMI PARAPRAKDeputeti serb në Kuvendin e Kosovës, sulmon Policinë!
POSTIMI I RADHËSPër një qafore, fiton burg të përjetshëm!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.