Dragash, 14 mars 2015 – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, sot nisi procesin zgjedhor në kreun e saj, duke formuar Këshillin për organizimin dhe monitorimin e këtij procesi. Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u vendosë që të shënohet 25-vjetori i themelimit të degës së këtij subjekti politik në Dragash.
Kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, konfirmoi për radion tonë se është caktuar Këshilli për organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, i cili do ta përpilojë edhe orarin e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë. “Kemi vendosur që, brenda dhjetë ditësh, të organizohet shënimi i 25-vjetorit të themelimit të degës sonë, ku presim ardhjen në Dragash edhe të kryeministrit, Isa Mustafa. Ajo që mund të them tani, është se zgjedhjet do të zgjasin deri në fund të muajit maj”, ka thënë për Radio SHARRI-n, Fatmir Mehmeti.
LDK në Dragash përgatitet për zgjedhje!
POSTIMI PARAPRAKShkatërrimi, në emër të renovimit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.