Dragash, 14 mars 2015 – Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” nga Dragashi, i themeluar në vitin 1990, por që ishte pasivizuar pas luftës, duket se po rikthehet këto ditë me aktivitetet që po i zhvillon.
Pas një ore të suksesshme letrare, me rastin e Ditës së flamurit kombëtar, më 31 janar 2015 klubi ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin është zgjedhur Kryesia prej 5 anëtarësh, në përbërje të Ibrahim Skenderit, Ismet Lecajt, Demir Reshitit, Osmon Bojaxhiut dhe Uran Bahtijarit. Ndër ta, kryetar i klubit është zgjedhur Osmon Bojaxhiu ndërsa sekretar Ibrahim Skenderi.
Sot, kryesia e këtij klubi, për të cilin opojanët kanë nostalgji, mbajti mbledhjen e radhës në Bellobrad, me ç’rast u miratuan disa plotësime dhe ndryshime normative, si dhe u mor vendim që të riorganizohet në fshatin Zgatar Manifestimi tradicional letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, si dhe një Orë letrare përkujtimore kushtuar krijuesit opojan, dr. Yrjet Berisha, i cili ditë më parë ndërroi jetë.
Në mbledhje u miratua Rregullorja e Klubit Letrar, Emblema e Klubit Letrar, Rregullorja e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit” dhe Emblema e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”. Që të dy këto emblema janë punuar nga dizajnatori i njohur, Adil Beqaj.
Kryesia e Klubit e bëri gjithashtu edhe përzgjedhjen e Bordit menaxhues pesëanëtarësh, i cili do ta udhëheq Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”. Këtij bordi, në bazë të rregullores së miratuar, do t’i bashkëngjitën edhe një përfaqësues nga fshati Zgatar dhe një përfaqësues nga kabineti i kryetarit të Komunës së Dragashit.
Riaktivizohet “Luigj Gurakuqi” – Paralajmëron aktivitete të bujshme!
POSTIMI PARAPRAKLDK në Dragash përgatitet për zgjedhje!
POSTIMI I RADHËSOpoja feston Verzën – Këtu përfundon dimri!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.