Prizren, 04 mars 2015 – Gazetari, Rami Berisha, sot ia ka dorëzuar Njësitit të Krimeve Ekonomike të Policisë, dosjen e dytë të fakteve, ku pretendon se janë bërë një mori keqpërdorimesh në Drejtorinë komunale të Arsimin në Prizren.
Berisha tha se faktet e dorëzuara shpreson se do të shqyrtohen dhe do hetohen edhe nga Prokuroria. “Rasti është hapur zyrtarisht sot, me kërkesë të prokurorit. Rastet e keqpërdorimeve të paraqitura, kanë të bëjnë me punësimet e personave me shkollë të mesme, punësimet pa konkurs, ndikimet në punësim, dyshimet për shitje të vendit të punës në arsim etj.
Shpresoj se këto raste do të hetohen deri në fund nga Prokuroria”, tha Berisha për radion tonë, duke i falënderuar të gjithë ata qytetarë që bashkëpunuan me të, për ndriçimin e keqpërdorimeve që Berisha pretendon se janë bërë në Drejtorinë e Arsimit në Prizren.
Berisha dorëzon në polici dosjen për skandalet në arsim!
POSTIMI PARAPRAKShpërthen i biri i Hamëz Jasharit – Turp! (Video)
POSTIMI I RADHËSSalim Jenuzi priti në Dragash “Miqtë e Amerikës”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.