Dragash, 04 mars 2015 – Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, priti sot në takim Agim Rexhepin, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës“, i cili shoqërohej edhe nga stafi i tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte arritja e një marrëveshje bashkëpunimi, në prag të organizimit të Ditës së Falënderimit për SHBA-në, me 4 korrik, ditë kjo kur SHBA-ja feston ditën e pavarësisë. Pas takimit, themeluesi i shoqatës, Agim Rexhepi, i tha radios sonë se qëllimi i këtij organizmi është falënderimi për popullin amerikan, i cili dha kontribut të çmuar për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
“Kontributi i tyre ishte në çdo aspekt, si në atë kulturor, sportiv, ekonomik, por edhe në atë politikë. Prandaj, ne ua kemi borxh, të paktën falënderimin”, tha Rexhepi.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, e falënderoi kryeartin e shoqatës “Miqtë e Amerikës“ për vizitën që i bënë Dragashit, duke shprehur mirënjohjen e tij për kontributin që po jep kjo shoqatë, në raport me shtetin amerikan, i cili, sipas tij, mbetet miku më i madh dhe më i besueshëm i shqiptarëve.
Salim Jenuzi priti në Dragash “Miqtë e Amerikës”
POSTIMI PARAPRAKBerisha dorëzon në polici dosjen për skandalet në arsim!
POSTIMI I RADHËSUshqim për kafshë “Buzha’l” – By Devolli Corporation!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.