Dragash, 09 shkurt 2015 – Pas disa ditësh që mbretëronte mot i përballueshëm për këtë stinë, dita e hënë në Dragash u karakterizua me dimër të ashpër.
Borë dhe fryma të forta e kanë karakterizuar ditën e sotme, gjë që e ka vështirësuar qarkullimin rrugor, veçmas në rrugët rurale.
Nga terreni njoftohet se rrugët rurale janë më të vështira për qarkullimin e automjeteve dhe, për automjetet janë të domosdoshme pajisjet dimërore. Ndërkohë, rrugët rajonale janë në gjendje më të mirë dhe nuk është shënuar asnjë problem, pasi kompania që po i mirëmban ato, këtë vit po tregohet më e kujdesshme dhe po iu rri gati rrugëve, sa herë po regjistrohen ndryshime të temperaturave.
Moti në Dragash – Dimër i vërtetë!
POSTIMI PARAPRAKPak detaje nga marrëveshja, Mustafa – Vuçiq!
POSTIMI I RADHËSSheshel kërkon t’iu hapen dyert shqiptarëve!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.