Protestat e sotme lanë pa fjalë çdonjëri (Video)

protesta e dytePrishtinë, 27 janar 2015 – Protestat e sotme kanë lënë pa fjalë çdonjëri në Kosovë dhe jo vetëm.
As protestuesit dhe as policia nuk e kishin pritur se protestat e sotme do të eskalonin deri në këtë masë, sa që me orë të tëra u përdor dhunë.
Bilanci i kësaj proteste, deri në këtë çast, është 56 policë të lënduar, nga të cilët dy ndodhën në gjendje më të rëndë. Ndërkohë raportohet edhe për dhjetëra protestues të lënduar, duke e çuar bilancin në total deri në 120 të lënduar.
Pas këtyre protestave janë dhënë deklaratat e para, ku organizatori, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, kanë akuzuar qeverinë e kjo e fundit organizatorët e protestës. Ne ju sjellim pamjet filmike, në të cilat shihet shumë veprime, që nga fillimi i protestës e deri në mbrëmje.

• Shiko VIDEO

KËRKO FJALËT

Leave a Reply