Ferizaj, 22 janar 2015 – Vajza nga Ferizaj, Vjollca Ahmeti, nuk është këngëtare me profesion por duket se është e lindur për të kënduar.
Ndonëse merret me modelim dhe është valltare popullore, asaj i shkon edhe kënga, të cilat i imiton me mimika dhe lëvizje trupore, tejet të këndshme. Aq të këndshme sa që nuk mund të dallohet, nëse po imiton një këngë apo po e këndon vetë atë.
Në një video që është lansuar në YouTube, Vjollca imiton këngën më të re nga Flori Mumajesi dhe Argjentina Ramosaj, duke përfshirë këtu edhe të vëllanë por ky i fundit nuk ia del dot, pasi nuk arrin ta mbajë të qeshurën. “Më pëlqen kjo këngë dhe, pa kurrfarë paragjykimi apo paramendimi, e imitova duke e përfshirë edhe vëllanë. Pasi shikova xhirimin, më pëlqeu prandaj po e ndaj edhe me ju”, tha për Radio SHARRI-n kjo artiste, duke potencuar se artin e ka në shpirt.
Bukuroshja nga Ferizaj imiton Argjentina Ramosajn!
POSTIMI PARAPRAKKallaballëku që risjell kujtime të hidhura!
POSTIMI I RADHËSSalim Jenuzi dhe Lulzim Rifaj – Të pafajshëm!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.