Ku ndodhi kjo betejë mes ujkut dhe qenit?

zeri qeni ujkuDragash, 22 dhjetor 2014 – Në disa foto që janë postuar në Facebook, duket se si një qen ia ka dalë ta mposht ujkun, i cili ishte afruar fare pranë një fshati. Në një profil që merret ekskluzivisht me qentë e Sharrit, janë postuar këto foto, ku thuhet se bëhet fjalë për betejën mes qenit të Sharrit dhe një ujku.
Në këtë profil thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Brod të trevës së Gorës së Dragashit. Mirëpo, gjithçka është vënë në dyshim, kur portali “Express” i publikon të njëjtat foto, duke shkruar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit! Me nxitim, këtë artikull e ka publikuar edhe “Zëri”, pa asnjë ndryshim. Ndërkaq, në komentet e lexuesve, gjithçka është kundërshtuar, duke i kritikuar këto portale se nuk janë të sakta në informim. Njëri nga komentuesit ka potencuar faktin se, në Opterushë nuk ka fare borë dhe se nuk ka mundësi të ketë ndodhur kjo ngjarje ditën e djeshme, në këtë fshat pa borë. Një tjetër komentues e ka kontestuar racën e qenit, duke thënë se ky qen në foto nuk i përket racës së “Sharrit” por është një racë turke që quhet “Kangall”.
Pas këtyre komenteve, portali “Express” e ka ndryshuar shkrimin, duke dhënë shënimet që kishte publikuar profili “Qentë e Sharrit” në Facebook, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Brod të Dragashit. Por, ndryshimin e shkrimit nuk e ka bërë edhe “Zëri”. Kështu që i ka mbetur lexuesve që ta identifikojnë vendin se ku ka ndodhur kjo ngjarje.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply