Për të ikur nga Kosova, disa po i shesin edhe pronat (Video)


autobusi adio ferizajPrishtinë, 23 nëntor 2014 – Disa autobusë u nisën mbrëmë, rreth orës 23:00, nga periferia e qytetit të Ferizajt drejt Beogradit, nga ku synojnë të vazhdojnë drejt ndonjë shteti tjeter evropian. Një protakoniste që kishte parë teksa nxitonin njerëzit për të hipur në autobusë, rrëfen se pamjet trishtuese të fëmijëve, grave dhe të rinjve që ishin nisur në këtë rrugë, si dhe të atyre që i përcillnin, të kujtonin kohën e refugjatëve.
Banorët e Kosovës janë shndërruar në emigrantë të përhershëm, që kur përfundoi lufta. Varfëria dhe mosperspektiva në Kosovë, e ka rritur në përmasa shqetësuese numrin e kosovarëve që po ikin jashtë shtetit, raporton RTV21.
Përveç lotarive të shteteve të ndryshme që ofrohen për pranim të banorëve nga jashtë vendit të tyre, sikurse është ajo më e kërkuara “Green Card USA”, rrugët ilegale janë ato që kosovarët po i shfrytëzojnë çdo ditë e më shumë për të dalë në vendet perëndimore. Franca, SHBA-të dhe Kanadaja, janë tri nga shtetet që kosovarët preferojnë të emigrojnë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 14 raste të kontrabandimit me emigrantë. Në kërkim të jetës më të mirë dhe për të paguar njerëzit trafikantë, të cilët ua mundësojnë migrimin jashtë vendit, kosovarët i shesin edhe pronat e tyre, pavarësisht që e dinë se rruga deri në vendet e Evropës është plot rreziqe. Rasti i fundit tragjik është shënuar ditë më parë, kur dy emigrantë shqiptarë tentuan të kalonin kufirin drejt Anglisë, me c’rast një e re dhe i afërmi saj janë djegur të gjallë, pasi kamioni me të cilën po transportoheshin u përfshi nga flakët. Edhe ata që kalojnë në “tokën e premtuar” muaj të tërë i kalojnë nëpër kampet e Hungarisë, apo edhe duke bërë jetë nëpër tenda, parkingje dhe nën ura të qyteteve të Francës.


Leave a Reply