Prizren, 11 shtator 2014 – Kirurgu i njohur nga Bellobradi i Opojës, Hatim Baxhaku, do të garojë në mesin e pesë pretendentëve të tjerë për marrjen e postit të kryetarit të degës së LDK-së në Prizren, parti kjo më e madhe opozitare në këtë qytet.
Baxhaku, mes tjerëve, do t’i ketë rivalë edhe kolegun e tij, Haxhi Avdylin, si dhe dy aktivistët e vjetër, Ridvan Hoxhën dhe Hanefi Muharremin. Mirëpo, analistët lokalë e shohin Baxhakun si pretendentin kryesor, pasi ai në zgjedhjet qendrore mori besimin e qytetarëve për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, Ridvan Hoxha, njëri nga drejtuesit e vjetër të degës, gjatë qeverisjes shtatëvjeçare të Prizrenit, nga ana e LDK-së, ka qenë bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Komunës, Eqrem Kryeziut, duke mbajtur disa funksione, për çka edhe është kritikuar shpesh nga vetë zyrtarët e degës së LDK-së në këtë qytet.
Ndër kandidatët seriozë për kryetar dege, llogaritet edhe neurokirurgu, Haxhi Avdyli, i cili më tepër njihet për aktivitetin e tij në qendër, duke qenë pjesë e Grupit të ekspertëve për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Avdyli ka vlerësuar dëshirën e delegatëve, për ta zgjedhur një fytyrë të re në krye të degës dhe jo dikë që do të ishte pjesë e klaneve dhe përçarësve të mëhershëm.
Siç ka raportuar TV Prizreni, garës për të parin e degës së LDK-së në Prizren, do t’i hyjnë edhe Qamil Buzhala dhe Remzi Hoxha, për të cilët thuhet se i kanë shprehur hapur ambiciet për këtë post.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditë më parë mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar dhe për organet tjera të degës së LDK-së në Prizren. Parashihet që në javën e parë të tetorit, të mbahet Kuvendi i Degës, në të cilin do të zgjidhet pasardhësi i Eqrem Kryeziut, i cili dha dorëheqje në qershor, pasi nuk mundi ta sigurojë mandatin për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Hatim Baxhaku, pretendent serioz për kreun e degës së LDK-së!
POSTIMI PARAPRAKShtatori 2001, ditë e zezë për SHBA-të!
POSTIMI I RADHËSBesnik Fanaj nga Vërmica e Prizrenit, i bashkohet ISIS-it!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.