Pas shtatë vjetësh bashkëjetesë, zbulojnë se janë motër e vëlla!


adriana leonardo dashuriaRio de Zhanerio, 11 gusht 2014 – Një lajm tronditës po qarkullon këto ditë, lidhur me dy të rinj nga Brazili, të cilët, pas shtatë vjetësh bashkëjetesë, ku edhe kanë një fëmijë të përbashkët, zbulojnë se në fakt janë motër e vëlla.
Leonardo (37) dhe Adriana (39), të cilët ishin rritur jetimë, pasi nëna i kishte braktisur, sapo ata kishin lindur, u dashuruan 10 vjet më parë. Pas 3 vjetësh, ata kishin vendosur të bashkëjetojnë, ku sjellin në jetë edhe një fëmijë.
Gjithçka ka ndryshuar, kur në programin radiofonik që merret me gjetjen e personave të humbur “The time is now”, i cili transmetohet në “Radio Globo”, Adriana ka nisur kërkimet për gjetjen e prindërve. Pas ca kohësh, ajo gjeti nënën e saj, e cila në transmetim direkt pranoi se, përveç vajzës, kishte braktisur edhe një djalë me emrin Leonardo. Adrianës iu desh shumë pak kohë për ta kuptuar se Leonardo, me të cilin po bashkëjetonte, në fakt ishte vëllai i saj, pasi edhe ai po kërkonte nënën e tij, e cila kishte po të njëjtin emër, sikurse nëna e Adrianës. Sipas mediave braziliane, Adriana dhe Leonardo kaluan shumë ditë të vështira, përpara se të vendosnin se çfarë do të ndodhte me marrëdhënien e tyre, pas zbulimit se at ishin motër e vëlla. Më në fund, ata pranuan se dashuria e tyre është më e madhe se çdo marrëdhënie familjare, prandaj vendosën të vazhdojnë marrëdhënien, madje kanë vendosur që tani edhe të martohen.