Prishtinë, 08 gusht 2014 – Që nga viti 1981, Faik Canolli nga Prishtina, thotë se nuk ka vënë gjumë në sy. Kjo, pas një intervenimi kirurgjik në këmbë, të cilin e kishte bërë në Shkup.
Siç ka raportuar “Klan Kosova”, Faiku nuk ka vënë gjumë në sy, tash e 33 vjet, dhe se për këtë ai ka probleme të vazhdueshme me shëndetin, siç është plogështia dhe dobësimi i të pamurit.
Edhe pse thotë se është mësuar me pagjumësinë, Faiku tregon se ka edhe nga ato net, të cilat i bëhen të padurueshme. “Që 33 vjet pa gjumë… Kam kohë boll… Rri shtrirë boll… Gjithë ditën jam badihavxhi dhe se nuk më vjen rendi me i mbyllë sytë. Vetëm po nervozohem. Rrotullohem, herë në njërin e herë në tjetrin krah, por me vetëdije të plotë mbes i zgjuar. Më lodhet trupi, edhe pse nganjëherë duket sikur kamë fjetur, mirëpo gjithmonë jam i zgjuar”, ka thënë Faik Canolli.
Çudira nga Kosova – Personi që nuk ka fjetur për 33 vjet!
POSTIMI PARAPRAKRrëfehen familjarët e Ruzhdi Shaqirit dhe Gani Gecit (Video)
POSTIMI I RADHËSGjuajnë me armë dhe përleshen me makina, sikurse në film!