Prishtinë, 26 qershor 2014 – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se muaji i Ramazanit fillon ditën e shtunë, më 28 qershor.
Në njoftimin e BIK-ut, përpos paralajmërimit për kohën e fillimit të agjërimit, janë përcjellë edhe urime dhe përgëzime për të gjithë besimtarët islamë. “Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë dhe trojet tona, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në urimin e BIK-ut.