Dragash, 10 prill 2014 – Të enjten, komuna e Dragashit ka gdhirë e mbuluar me borë, ndonëse nuk është hera e parë që në këto anë mbretëron mot i tillë, në këtë kohë. Bora, aspak nuk i ka gëzuar banorët, për faktin se të gjitha pemët kanë lulëzuar dhe, ekziston frika që mund të jenë djegur, pasi temperaturat në mëngjes kanë rënë nën zero. Gjatë ditës, moti ka mbretëruar tejet i ndryshueshëm. Sakaq kishte reshje bore dhe, pas pak, ajo zhdukej dhe mbretëronte mot me diell, por me temperatura të ulëta.
Njohësit e kësaj fushe, thonë se nuk mund të saktësohet, nëse do të kemi pemë këtë verë, sepse lulëzimi i tyre ka kohë që kishte filluar dhe, mbase edhe do të shpëtojnë.
Foto: Admir IDRIZI