Rahovec, 01 prill 2014 – Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:25, në një kafene në Rahavec ka shpërthyer një zjarr i përmasave të mëdha, por pa pasoja në njerëz. Në raportin e hetuesisë thuhet se zjarri është parë nga një dëshmitar, i cili e kishte informuar policinë dhe zjarrfikësit e Rahavecit, të cilët kanë reaguar por për shkak të stihisë së zjarrit, nuk kanë qenë në gjendje ta shuajnë prandaj kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e tyre nga Gjakova dhe Malisheva.
“Edhe pse nuk ka munguar angazhimi, zjarri është përhapur dhe flakët kanë shkrumbuar edhe një pjesë të një lokali hotelier, si dhe është djegur një automjet, i cili ishte i parkuar prapa lokalit. Hetues policorë dhe krim-teknikët rajonalë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur me hetimin e rastit, për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Sipas pronarëve, vetëm vlera e inventarit llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se zjarri është shuar rreth orës 07:00.
Për këtë ngjarje ka njoftuar edhe Zyra e kryetarit të Rahovecit, duke potencuar se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, në ish objektin e ish-ndërmarrjes tregtare “Podrima”.
Zjarr i madh në Rahovec – Nuk ka pasoja në njerëz
POSTIMI PARAPRAKRamadan Muja uron Erdoganin – Erdogan e falënderon Kosovën
POSTIMI I RADHËSShtrembërimi i historisë, në “Ditën e Bujarisë”!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.