Dragash, 13 shkurt 2024 – Pas njoftimit nga ana e kryetarit të Komunës së Dragashit, se i ka nënshkruar kontratat për tre drejtor të shkollave, ka pasuar reagimi nga partia opozitare (PDK), sipas të cilës emërimi i drejtorit në shkollën e Bresanës paraqet shkelje flagrante të parimeve dhe rregullave. “Ditë më parë reaguam lidhur me përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, ndërkohë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, i cili ka harruar se, pos ‘kamerë e kam Zotin’ ka edhe kamera e incizime të tjera. Duke u munduar të arsyetohet para delegateve të Kuvendit komunal, deklaroi se nuk i ka përzgjedhur ai drejtorët e shkollave. Por, harroi se njeri nga të përzgjedhurit është asamblist i LDK-së, madje shef i grupit të kuvendareve dhe nënkryetar i këtij subjekti dhe qenka zgjedhur pa dijeninë e tij! Ai tanimë është emëruar, me vendim, drejtor i SHFMU “28 Nëntori” në Brodosanë. Pra, është fjala për Naser Myrtezanin. ‘Kanë bërë gabime në listë, ata të DKA-së’, u shpreh ai para kuvendarëve! Në anën tjetër, kryetar i komisionit të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave është zgjedhur, Faton Nafezi, vegël e kryetarit, pa asnjë ditë përvojë pune në arsim. Pra, në kundërshtim të plotë me UA 151/2020. Kjo tregon se sa prioritet e ka arsimin kjo qeverisje. Dhe, mendoni se u mjaftua me kaq?! Jo! Në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad, emërohet drejtor një njeri para pensionimit! Për t’i uruar të përzgjedhurit dhe për t’ua shpërndarë vendimet, kryetari e harroi kukullën e emëruar si drejtor të DKA-së, që edhe gjatë emërimit pati thënë se e ka emëruar vetëm sa për një pagë! E ne po i themi se edhe për t’ia hapur rrugët për prokurori. Shtrohen pyetjet; Nga kush udhëhiqet kjo drejtori? A ka drejtor të arsimit kjo komunë, apo vetëm një kukull sa për tu sorollatur poshtë e lart nëpër korridore e zyra të komunës, e për të marrë urdhra nga ‘drejtori i përgjithshëm – pazarxhi’? Kryetar, nuk po e zgjasim më shumë, shihemi në prokurori, së bashku me komisionin e paligjshëm e me drejtorin kukull”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Dragash.
Zgjedhja e drejtorëve të shkollave – Reagon PDK!
POSTIMI PARAPRAKNë fshatin Bresanë zhduket një grua!
POSTIMI I RADHËSPolicia për zjarrin e mbrëmshëm mes dy fshatrave të Dragashit!