Shoqata e Afaristëve “SHARRI” organizon sërish Panair në Dragash

Shoqata e Afaristëve “SHARRI” organizon sërish Panair në Dragash

Dragash, 12 korrik 2023 – Sot, në zyrën e kryetarit të Komunës së Dragashit, u nënshkrua kontrata për organizimin e Panairit të Produkteve Lokale, i dyti me radhë, që kur Shoqata e Afaristëve “SHARRI” u zotua për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme ekonomike.
Nga ana e Komunës, si mbështetëse financiare, kontratën me shoqatën e nënshkroi nënkryetari i Komunës, Resul Fetahu, i cili tha se është dëshmuar që kjo ngjarje po e stimulon biznesin dhe fermerët për të vepruar edhe më shumë në komunën tonë. “Organizimi i panairit, vitin e kaluar, ka dëshmuar se ju si shoqatë keni njohuri dhe kapacitete profesionale për t’i promovuar sa më mirë produktet tona para publikut të gjerë kudo në Kosovë dhe jo vetëm. Prandaj, pres që këtë vit kjo ngjarje të jetë edhe më e bujshme dhe më madhështore”, tha mes tjerash Fetahu.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Qamil Kolloni, udhëheqësi i Sektorit për Bujqesi dhe Zhvillim rural, Flamur Sylejmani, si dhe anëtarë tjerë nga stafi i Zyrës së Kryetarit. Që të gjithë u pajtuan se në këtë ngjarje do të jep maksimumin secili që ndërlidhet me panairin, i cili është i pari i këtij lloji që organizohet në Dragash.
Kujtojmë se një delegacion i kësaj shoqate para pak ditësh ka qëndruar në Stamboll të Turqisë, ku kanë vizituar panairin e atjeshëm, nga ku kanë marrë modelin më të mirë për organizimin e ngjarjeve të kësaj natyre.


 

KËRKO FJALËT