Prizren, 20 dhjetor 2022 – Me rënien e temperaturave, KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a, apelon tek konsumatorët që të kujdesën për ujëmatësit, veçmas nëse janë në ambiente të hapura.
“Ujëmatësit duhet të izolohen (mbështillen) mirë, së bashku me pjesët përcjellëse që të mbrohen nga ngricat. Ngrirja e tyre mund të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidroteknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat, rrjedhja e pakontrolluar e ujit). Përveç që mund të ju shkaktoj dëme në shtëpitë tuaja, kjo ndikon edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit. Prandaj, apelojmë tek ju që të merrni masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në ndonjë mënyrë tjetër të mbështillën). Njëkohësisht, apelojmë që mos të bëni shpenzime të panevojshme, duke i lënë krojet hapur, në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë”, thuhet në apelin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, duke i falënderuar të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.
Hidroregjioni Jugor: Kujdesuni për ujëmatësit gjatë dimrit!
POSTIMI PARAPRAKKompania “Vëllezërit e Bashkuar” shënoi 50-vjetorin e suksesit
POSTIMI I RADHËSBullgaria ndihmon arsimin në Dragash