Prizren, 21 tetor 2022 – Rreth orës 9:00, në Prizren, mu në dalje nga autoudha në veri, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast tre persona janë lënduar, pasi drejtuesi i mjetit e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të udhës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, duke shtuar se ende nuk dihet gjendja e të lënduarve. “Ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se drejtuesi i automjetit është lënduar rëndë, prandaj me urgjencë është shpënë për trajtim spitalor.
Aksident i rëndë në Prizren – Bllokohet dalja nga autoudha në veri
POSTIMI PARAPRAKBastisje në Zaplluxhe – Konfiskohen armë zjarri!
POSTIMI I RADHËSVeterani i UÇK-së, sot e do natyrën – Apelon për kujdes!