Mbyllet depoja kryesore e “Viva Fresh Store” – Kapen 100 mijë litra vaj të fshehura!

Mbyllet depoja kryesore e “Viva Fresh Store” – Kapen 100 mijë litra vaj të fshehura!

Prishtinë, 10 mars 2022 – Njësiti i Krimeve Ekonomike pranë Policisë së Kosovës sonte ka ndërmarrë aksion për inspektim, me ç’rast ka bastisur depon kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë. Aksioni është zhvilluar për shkak të dyshimeve për mashtrim me çmimin e vajit dhe fshehjen e këtij produkti, për ta paraqitur sikur po mungon.
Sipas raportimit nga shumë media të Kosovës, të cilat citojnë portalin Demokracia.com, merret vesh se depoja e “Viva Fresh Store” në Çagllavicë është mbyllur dhe lënda i ka kaluar gjykatës pasi, gjatë inspektimit në këtë depo, janë gjetur stoqe pa mbulueshmëri me dokumente, si dhe çmime në shpërputhje me rregullat e tregut. “Në stoqet e depos së Viva Fresh Store janë gjetur 100 mijë litra vaj, të cilat dyshohet se janë fshehur qëllimisht dhe nuk janë nxjerrë në treg”, citohet të ketë deklaruar policia, e cila aksionin e ka zhvilluar nga ora 18:00 deri në orën 21:45.
Edhe kryeministri Kurti ka njoftuar për mbylljen e dy depove, duke paralajmëruar se qeveria nuk do të qëndrojë duarkryq karshi rritjes së çmimeve, të cilat i ka quajtur si ngritje artificiale.