Dragash, 06 janar 2022 – Kryetari i ri i Dragashit, Bexhet Xheladini, emëron një Zyrtar për marrëdhënie me Publikun, duke shënuar kështu një hap më tepër drejt transparencën së punëve të qeverisjes së kësaj komune. Me këtë veprim, Xheladini ka bërë historinë në këtë drejtim, kur dihet se kjo Komunë asnjëherë nuk ka pasur një zëdhënës, ndonëse gjithmonë ka qëndruar në fund të listës së Komunave të Kosovës, për nga shkalla e transparencës.
Lajmin e ka kumtuar vet kryetari Xheladini, duke postuar edhe një foto me të riun, Brendi Berisha, për të cilin ka thënë se shpreson që ky i ri do ta rrisë shkallën e transparencës në katër vitet e ardhshme. “Të nderuara media, bazuar në kompetencat e mia dhe në harmoni me ligjin, sot kam emëruar z. Brendi Berisha, Zyrtar për marrëdhënie me publikun”, ka shkruar mes tjerash Xheladini, duke i dëshiruar suksese zëdhënësit të sapoemëruar.
Për herë të parë në histori, Komuna e Dragashit emëron zëdhënës!
POSTIMI I RADHËSPër rastin Brezovica arrestohet edhe Bedri Halimi!