Prishtinë, 16 dhjetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti sot mbledhjen e radhës, ku shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, me 6192 vota ose 51.16%, ka fituar garën kundrejt kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 5912 vota ose 48.84%. Diferenca në favor të Xheladinit është 280 vota.
Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve. “Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Megjithatë, bazuar në faktin se kryetari i deritanishëm, Shaban Shabani, ia ka uruar fitoren kundërkandidatit Xheladini, nuk priten ankesa dhe, tashmë gjithçka ka përfundur sa i përket këtij procesi maratonik, Bexhet Xheladini nga LDK-ja është kryetar i Komunës së Dragashit.
KQZ vulos rezultatin për Dragash – Bexhet Xheladini është fitues
POSTIMI PARAPRAKJaponia dhuron një buldozer për deponinë e Dragashit
POSTIMI I RADHËSShaban Shabani pranon humbjen – Uron Bexhet Xheladinin!