Liverpul, 13 dhjetor 2021 – Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është përfshirë në diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, të cilët u takuan këtë fundjavë në Liverpul të Britanisë së Madhe. Në një deklaratë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Elizabt Trus, kryetare e takimit, thuhet se i kërkohet Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces, pa vonesa. “Ne i kërkuam Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përparim të mëtejshëm pa vonesa”, thuhet në fund të faqes së parë të deklaratës së publikuar në ueb-faqen e qeverisë së Britanisë së Madhe.
Ministrat e Jashtëm të G7-ës gjithashtu diskutuan edhe për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për Bosnjë e Hercegovinën, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së perspektivës evropiane, stabilitetit dhe sigurisë së këtij shteti. “Ne ofruam mbështetjen tonë të vendosur për territorin e vendit, integritetin, sovranitetin dhe unitetin, si dhe për punën e Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Operacionin EUFOR-it”, thuhet mes tjerash në këtë deklaratë.
Shtatë ekonomitë më të fuqishme të botës ftojnë Kosovën dhe Serbinë për dialog!
POSTIMI PARAPRAKBetohen anëtarët e legjislaturës së re të Dragashit (Video)
POSTIMI I RADHËSDrejtoria e Arsimit në Dragash vazhdon investimet në shkolla