Shtërpcë, 07 mars 2014 – Pesë serbëve, të arrestuar dy ditë më parë nga njësiti special i Policisë së Kosovës (ROSU), iu është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Këtë e bëri të ditur për RTK-në, avokati Miodrag Brkljaq, duke sqaruar se të gjithë të arrestuarit dyshohen se i kanë dhënë shtetit serb sekrete zyrtare të Kosovës, si dhe akuzohen për posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit. “Gjyqtari i Gjykatës Komunale në Ferizaj, nuk e ka pranuar propozimin e prokurorit, që të arrestuarve t’ju caktohet masa prej 30 ditë burg.
Në mes të kërkesës së prokurorit dhe kërkesës së mbrojtjes, për lirimin e tyre, gjykatësi urdhëroi arrest shtëpie, derisa të vazhdojë procesi”, ka thënë Brkljaq.
Të martën në mëngjes, në Shtërpcë dhe disa fshatra përreth, ROSU i ka arrestuar këta serbë, që të gjithë të punësuar në njësitin hetimor në Shtërpcë. Këta policë të kombësisë serbe që shërbenin në Policinë e Kosovës, sipas aktakuzës, dyshohen për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit.
Arrest shtëpiak për policët e Shtërpcës!
POSTIMI PARAPRAKKomuna e Rahovecit, shtatë milionë euro borxhe!
POSTIMI I RADHËSPolicia speciale e Kosovës – aksion në Shtërpcë dhe Mitrovicë
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.