Hoxha ankohet se reklama e birrës u vendos pranë xhamisë!

Hoxha ankohet se reklama e birrës u vendos pranë xhamisë!

Prizren, 13 gusht 2021 – Ata që i afrohen doganës në Vërmicë, duke qarkulluar në autoudhë, do ta kenë parë një reklamë të një birreje por hoxhës, Rexhep Lushta, i ka rënë në sy një detaj tjetër, për të cilin ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Në fotografinë që hoxha ka postuar, duket reklama e birrës skaj autoudhës dhe minaret e xhamisë së Poslishtit, por që në realitet nuk janë afër njëra me tjetrën. Lushta e ka ftuar Ministrinë e Tregtisë dhe Ekonomisë që të merret më këtë çështje pasi, sipas tij, kjo është fyerje e identitetit fetar të myslimanëve të Kosovës.

Postimi i tij Origjinal:

Kur turpi s’njeh kufi, deshmohet edhe me kete reklam qe kompania e Birrave ka vendos afer nje objekti fetar musliman, e qe sipas parime te fese Hyjnore kjo pije eshte e ndaluar. Ftoj ministrine e tregetise dhe ekonomise qe te vendos rregull qe para objekteve fetare (cilesdo fe qofshin ato), te mos vendosen reklama marketingu e ne veçanti me produkte qe ajo fe promovon te kunderten e saj.
Kjo çfare kjo kompani e birres, ka bere eshte fyerje e inldentitetit fetar të muslimanëve të Kosovës, dhe i ftoj qe kete reklam ta largojne dhe ne te ardhmen te respektojne ndjenjat fetare te popullit te Kosoves.
#nukpelqehemi_kurrë