Dragash, 09 gusht 2021 – Në komunën e Dragashit, edhe sivjet organizohet Festivali Mbarëkombëtar Folklorik – Burimor “Opoja Vallëzon”. Krejt kjo, falë një bashkëpunimi mes qeverisë lokale dhe SHKA “Bresana”, e cila tashmë i ka hyrë dekadës së tretë të ekzistencës së saj.
Ky organizim, i cili do të zhvillohet tre ditë rresht (10, 11, 12 gusht 2021) i dedikohet në veçanti diasporës nga kjo anë, e cila në masë të madhe ndodhet për pushime në vendlindje. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë shumë shoqëri kulturore nga Kosova dhe nga viset tjera shqiptare dhe jo vetëm. Manifestimi fillon të martën me një defile në rrugën kryesore të fshatit Bresanë, për të përfunduar më 12 gusht 2021, në orët e mbrëmjes.
Sipas organizatorëve dhe, në konsultim të ngushtë me drejtorin artistik Dilaver Kryeziun, festivali do të organizohet në oborrin e shkollës së fshatit Bresanë, komuna e Dragashit, dhe do të ketë karakter garues, ku vlerësimi do të bëhet nga juria profesionale.
Bresana edhe sivjet argëton diasporën me folklor
POSTIMI PARAPRAKSonte fillon edicioni i tretë i festivali “Opoja Vallëzon”