Mamushë: Gruaja dhunohet nga bashkëshorti dhe i biri!

Mamushë: Gruaja dhunohet nga bashkëshorti dhe i biri!

Mamushë, 18 maj 2021 – Policia ka arrestuar në Mamushë dy meshkuj (babë e bir), pasi dyshohet se të njëjtit, më 3 maj, rreth orës 14:30, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës përkatësisht bashkëshortes, e cila ka pësuar lëndime trupore. Njëkohësisht, dyshohej se në shtëpinë e kësaj familjeje kishte edhe armë. “Pas dyshimit se personi posedonte edhe armë, në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar pesë pistoleta të llojeve të ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65, dy fishekë te kalibrit të panjohur dhe pesë karikatorë”, thuhet në raportin e sotëm të policisë, duke shtuar se, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.