Prishtinë, 12 janar 2021 – Ndonëse është vërejtur nga analizat e tij se po ia mban anën Vetëvendosjes, analisti Armend Muja sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e kësaj lëvizjeje. Për këtë ka njoftuar vetë kreu i VV-së, Albin Kurti, duke tënë se me Armendin njihet që moti por, nga sot, do të jenë edhe aktivistë e kolegë në Vetëvendosje. “Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme. Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në – Facebook.
Armend Muja edhe zyrtarisht kalon në Vetëvendosje!
POSTIMI PARAPRAKLDK-ja në Dragash propozon dy kandidatë për Kuvendin e Kosovës!
POSTIMI I RADHËSHoti sot e bekoi Dragashin – Bujqësisë i dha prioritet!