Prizren, 06 janar 2021 – KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a njofton konsumatorët se, gjatë muajit janar 2021, ka filluar me shtypjen e faturave në terren, me pajisje mobile. “Kjo formë e faturimit do të vazhdojë në të gjitha njësitet operative, ku ofrohen shërbimet nga kompania jonë. Me këtë formë të re të faturimit, do të rrisim nivelin e shërbimeve karshi konsumatorëve, ku në kohë reale do t’ju ofrohet fatura për shërbimet e ujësjellësit, në momentin e leximit të matësit. Kjo formë e re e faturimit do të zvogëlojë koston, kohën e shtypjes së faturës, si dhe do të ndikojë në avancimin e procesit të faturimit”, thuhet në njoftimin e Hidroregjionit Jugor, duke shtuar se për çdo informacion shtesë, konsumatorët mund t’iu drejtohen zyrave për Shërbime me Konsumatorë, duke i respektuar masat mbrojtëse për kujdesin e shtuar social.
Kompania “Hidroregjioni Jugor” nis leximin digjital në terren
POSTIMI PARAPRAKHoti sot e bekoi Dragashin – Bujqësisë i dha prioritet!
POSTIMI I RADHËSOJQ “Ambienti” publikon rekomandimet për qeverinë lokale