Xhandarmëria serbe e rrah vëllanë e kryeministrit (Video)


vellezerit vucic beogradBeograd, 28 shtator 2014 – Xhandarmëria serbe e ka rrahur keq sot, Andreja Vuçiqin, vëllain e kryeministrit serb, si dhe tre pjesëtarë të sigurimit. Lidhur me këtë ngjarje është prononcuar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ketë ngjarje e ka përjetuar rëndë. “Për mua ka qenë, një nga ditët më të vështira. Unë nuk jam këtu si vëllai i një personi, të cilin e dua më së shumti në botë. Ka ndodhur një përdorim i dhunës së tepruar. Megjithatë, asnjë nga anëtarët e sigurisë dhe as Andreja, nuk do të ndiqen penalisht. Por, kjo mbetet një ditë e vështirë për familjen Vuçiq”, ka thënë kryeministri serb, pas lajmit se vëllai i tij ishte rrahur nga pjesëtarët e xhandarmërisë, teksa po tentonte të kalonte përmes kordonit që po i siguronte pjesëtarët në “Paradën e Krenarisë” në Beograd.
Mediat kanë publikuar edhe videon e kësaj ngjarjeje, ku shihet se si është rrahur vëllai i kryeministrit serb, i cili iu kishte thënë policëve, se nuk ka ndërment t’i provokojë marshuesit. “Më lejoni të kaloj… Nuk e kam ndërmend ta rrezikoj askënd”, citohet nga portali i gazetës Kurir, të ketë thënë vëllai i kryeministrit, Andreja Vuçiq, i cili nuk ua kishte bërë të ditur xhandarëve se është i vëllai i kryeministrit.

Kliko për pamjet Video, KËTU!