Pragë, 06 tetor 2022 – Kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani, ka arritur në Pragë, ku do të merr pjesë në Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, në mesin e 44 shteteve të kontinentit tonë. Për nismën që e propozoi kryetari francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se do të trajtohen të barabartë të gjithë pjesëmarrësit. “Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme, ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime, kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”, tha Osmani para gazetarëve, duke shtuar se sfidat janë të mëdha, por se është e bindur që, nëse liderët qëndrojnë të bashkuar, do të jenë në gjendje të kenë sukses në përballje me secilën sfidë.
Osmani në Pragë, mes tjerash, do të zhvillojë takime edhe me kryetarin francez, Emmanuel Macron, si dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Vjosa Osmani arrin në Pragë – Fillon takimet me liderët evropian
POSTIMI PARAPRAKElizabeth Gowing takohet me kryetarin e Dragashit
POSTIMI I RADHËSDragashi nuk behet rehat me rrjetin e ujësjellësit!