Dragash, 08 janar 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me ta marrë vesh lajmin se ka ndërruar jetë nënkryetar i degës së AAK-së në Dragash, Ymridin Krasniqi, iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të partisë që ai e drejton. “Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymridin Krasniqit, nënkryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta. Ymridinin do ta kujtojmë përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm”, është shprehur Haradinaj.
Vdes nënkryetari i AAK-së në Dragash – Haradinaj shpreh ngushëllime!
POSTIMI PARAPRAKVritet Oliver Ivanoviq – Varrimi në Beograd!
POSTIMI I RADHËSGjuhet me armë pompa e derivateve “Buka”, në Gorë!