Prizren, 07 maj 2014 – Në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në kilometrin e 25-të të Rrugës së Kobit, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë dy meshkuj dhe një femër, P. Bytyçi (1983), H. Bytyçi (1948) dhe femra, H. Bytyqi (1951). Në gjendje të rëndë për jetën ndodhet edhe drejtuesi i automjetit me targa të Zvicrës.
Nga hetimet e para, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja e pakontrolluar e një automjeti të tipit “Mercedes”, me targa të Zvicrës, i cili e ka goditur nga mbrapa automjetin e tipit “Fiat Punto”, me targa të Prizrenit, në të cilin udhëtonin tre persona nga lagjja “Arbana” e këtij qyteti.
Tre prizrenas vdesin në aksident, në rrugën e kombit!
POSTIMI PARAPRAKPacolli deklarohet kundër zgjedhjeve të parakohshme!
POSTIMI I RADHËSGoranët festuan Ditën e tyre kombëtare!