Dragash, 19 maj 2017 – Sot në Dragash hapet ekspozita, në të cilën do të njoftohen qytetarët rreth klasifikimit të tokës së tyre, ku në bazë të këtij klasifikimi edhe do të tatimoren këto toka.
Kjo është hera e parë që në Kosovë bëhet vlerësimi i tokës, i cili do të përdoret si bazë për tatimin në pronë. Sipas zyrtarëve komunalë, në aspektin afatgjatë, një vlerë zyrtare e llogaritur e tokës, së bashku me të dhënat e verifikuara të shitblerjeve, do ta rrisin transparencën në tregun e pronave. “Vlerësimi i tokës për qëllime të tatimit në pronë, mund të rezultojë në një treg më efikas kreditor. Klasifikimi i parcelave do të bëhet në disa kategori të pronës, ku hyjnë parcelat bujqësore, pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale. Kjo është ndër reformat më të mëdha që po ndërmerret në Kosovë, fillimisht përmes mënyrave elektronike tani edhe me ekspozita”, tha Kamber Kamberi, zyrtar komunal në Dragash, i ngarkuar për këtë proces, duke shtuar se qëllimi përfundimtar i këtij vlerësimi, është që të kemi një tatim të drejtë. “Duke pasur një treg të pronës së tillë, nga kjo përfitojnë, si blerësit ashtu edhe shitësit, sepse kemi të dhëna që janë transparente, e që në fakt gjithçka që kemi do ta bëjmë publike”, ka shtuar Kamberi.
Tokat po klasifikohen për tatimin korrekt në pronë!
POSTIMI I RADHËSKonfirmohet zyrtarisht ndërtimi i shkollës në Llopushnik!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.