Gjakovë, 07 prill 2014 – Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë, sot mbajti Kuvendin e katërt zgjedhor të Gruas Demokratike, ku të pranishëm ishin kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqaj, si dhe kryeministri i Kosovës dhe kryetar i partisë, Hashim Thaçi. Ky i fundit shpalosi agjendën e PDK-së për gratë demokratike, e cila, siç tha kryeministri, grave iu jep prosperitet ne çdo sferë të veprimtarisë politiko-shoqërore.
Të pranishëm në këtë Kuvend ishin edhe ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ministri Besim Beqaj, deputetet, Flora Brovina, Safete Hadërgjonaj, Blerta Deliu, si dhe përfaqësuese të partive të tjera politike, përfaqësuese nga OJQ-të dhe shoqëria civile. Kuvendi i katërt zgjedhor i degës së Gruas Demokratike në Gjakovë, në mesin e 150 pjesëmarresve, zgjodhi këshillin drejtues prej 31 anëtareve, duke u cilësuar si Kuvend i suksesshëm dhe demokratik, ku u spikatën figura të njohura dhe të shquara të grave nga qyteti i Gjakovës.
Thaçi: “PDK iu ofron grave më shumë prosperitet”
POSTIMI PARAPRAKPlazhi i Golemit, edhe këtë verë mbetet i ndotur?
POSTIMI I RADHËSPërfundimisht, rruga për në Dragash do të bëhet moderne!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.