Tërhiqet helikopteri i policisë shqiptare, i rrëzuar nga trafikantët (Video)


helikopteri ushtria shqiptareShkodër, 06 shtator 2014 – Policia e Shtetit në Shqipëri e tërhoqi helikopterin e saj, të cilin ia rrëzuan para dy javësh kultivuesit e drogës, në një zonë të thellë malore, në veriun e Shqipërisë.
Helikopteri “BO 105”, i cili u godit nga 7 plumba kallashnikovi, gjatë operacionit antikanabis, në zonën e Dukagjinit, është transportuar pas dy javësh qëndrimi në një arë me misra, drejt ish-repartit ushtarak, në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.
Transporti u realizua me anë të helikopterit ushtarak “Cougar”, i cili më pas do të transportohet me mjete të tonazhit të rëndë drejt Tiranës. Helikopteri ka pësuar dëmtime në rezervuar, në tubin e vajit dhe në trasmision. Ai u qëllua në ditën e dytë të operacionit, në zonat e thella të Dukagjinit, në komunën Plan, e që u detyrua të bënte ulje të vështirë dhe të rrezikshme.
Policia ofroi pamjet video gjatë tërheqjes së helikopterit, ku shihet se si iu hoqën fillimisht helikat dhe më pas helikopter i ushtrisë e tërheq, për ta shpënë në riparim.

Video: Kliko KËTU