Të hënën Fitër Bajrami – Namazi falet në orën 06:00!


falja fiter bajramiPrishtinë, 27 korrik 2014 – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se sot përfundon muaji i madhëruar i Ramazanit, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është të hënën. Manifestimi qendror për Republikën e Kosovës, zhvillohet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, duke filluar në orën 04:50, me faljen e namazit të mëngjesit, pas të cilit do të mbahen ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, nga Adem Hoxha. Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:00, të cilit do t’i prijë kryeimami, Sabri Bajgora, ndërkaq Hytben e Fitrër Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet publikut për të përcjellë porosinë për këtë festë. Të hënën, ditën e parë të festës, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, organizon pritjen tradicionale të mysafirëve që i drejtohen selisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për urime, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.